Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me gjashtë vjet heqje lirie të akuzuarin E.K., për dhunim të një vajze të mitur.

E.K. akuzohet se nga data 23 shtator 2021 e deri me datë 29 shtator 2021, në një motel të panjohur në Pejë dhe në shtëpinë e tij, e ka detyruar personin tjetër që të kryej akt seksual, dhe atë të miturën e moshës 13-vjeçare.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. /TV Malisheva

Share.