Britney Spears ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se Donatella Versace është duke e bërë fustanin e saj që do ta veshë kur martohet me të fejuarin Sam Asghari.
Këngëtarja ndau fotografi dhe një video të saj duke pozuar me një fustan rozë të tejdukshëm përpara se të thoshte se ky nuk është ai që do ta bartë në dasmën e saj.
Më pas ajo tregoi se Versace aktualisht është duke bërë një fustan për ta veshur gjatë ceremonisë së veçantë.
“Jo, ky nuk është fustani im i nusërisë! Donatella Versace po më bën një fustan ndërsa flasim. Natën e mirë njerëz”, ka shkruar ajo.
Njoftimi vjen pasi Spears tha se po përgatitej për një seancë kryesore gjyqësore që mund t’i jepte fund kujdestarisë së saj 13 vjeçare.
Spears arriti një fitore të rëndësishme në shtator, kur babai i saj u pezullua nga një pozicion që mund t’i mbikëqyrte paratë e saj. /TV Malisheva