Ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë ka raportuar se derisa kishte qenë në lëvizje me veturën me targa diplomatike ishte ngacmuar nga një person i panjohur i cili kishte qenë me veturë me targa vendore.

Rasti ka ndodhur dje në ora 08:05 në rrugën “Ismail Qemajli”, në Prishtinë. Sipas Policisë, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./TV Malisheva

Share.