E ardhmja e Kevin De Bryne pritet të jetë në Manchester City.

Sipas asaj që raportojnë mediat anglez, mesfushori belg nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Manchester Cityt, edhe pas dënimit të cilin kjo skuadër e mori nga UEFA për përjashtimin nga Liga e Kampionëvëve, transmeton KosovaPress.

Belgu është duke kaluar një tjetër sezon fantastik në Etihad Stadium, duke arritur të bëhet një ndër lojtarët kyç të formacionit të Pep Guardiolas.

Kujtojmë që De Bryne ishte një ndër lojtarët me paraqitjen më të mirë në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluar ndaj Real Madrid, ku skuadra e Guardiolas arriti të përmbys rezultatin për të fituar në fund 1:2./TV Malisheva/

Share.