Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi sot se Kosova “nuk ka çfarë të kërkojë në UNESCO dhe se anëtarësimi i saj nuk është temë dhe nuk guxon të jetë temë”.

Pas panelit në debatin plenar të sesionit 41 të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, Brnabiq tha se UNESCO nuk është vend ku ka vend për të folur nëse Kosova duhet të jetë anëtare e asaj organizate.

“Kur them depolitizimin, të gjithë e dinë se çfarë do të thotë. Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azul tha se ajo nuk do të depolitizojë gjatë mandatit të saj,” shtoi Brnabiq.

E pyetur nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e kanë shfrytëzuar praninë e tyre në Forumin e Paqes në Paris për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Brnabiq tha se ndoshta e kanë bërë dhe se ka pasur parasysh Kurtin.

“Nuk mendoj se Rama e ka bërë, mendoj se e bëjnë publikisht për shkak të politikës së brendshme dhe popullaritetit, gjë që nuk është e saktë. Në çdo rast, nëse më pyesni mua, nuk mendoj se ka asgjë nga ajo punë,” tha ajo.

Brnabiq shton se mund të jetë më e vështirë kur Shtetet e Bashkuara të kthehen në anëtarësimin në UNESCO dhe thekson se i takon Serbisë që të punojë në mënyrë proaktive për këtë dhe të insistojë në depolitizimin.

“Nëse diçka e tillë do të ndodhte, do të hapte kutinë e Pandorës dhe do të thoshte se UNESCO po merret me disa çështje të tjera dhe njerëzit që janë sot në UNESCO e dinë këtë”, tha ajo.

Share.