Më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë do të mbahet eventi i madh i ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021.

Në këtë mbrëmje të madhe çmimesh pritet të marrin pjesë emra eminentë të skenës evropiane dhe mbarëbotërore.

Prezente në MTV EMA 2021 do të jetë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Kjo e fundit do të jetë e pranishme si prezantuese, për të ndarë një çmim ose për të prezantuar një performancë skenike.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet Ora përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, ku u ka kumtuar lajmin fansave se do të jetë në Hungari mbrëmjen e 14 nëntorit.

E nominuar për të fituar një çmim në mbrëmje është edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Dua Lipa.

Kjo e fundit është kandiduar për çmimin “Artisti/ja më i/e mirë /ie zhanrit pop”, krahas emrave të njohur si: BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber dhe Olivia Rodrigo.

MTV EMA përndryshe ndan edhe nga një çmim për artistin më të mirë të vitit në secilin shtet përkatës evropian dhe për shtetin e Zvicrës janë të nominuar gjithashtu dy artistë shqiptarë: Loredana Zefi dhe Gjon Muharremaj. /TV Malisheva

Share.