Një femër është arrestuar dje në Gjakovë, pasi e njëjta përmes telefonit kishte kanosur ish burrin e saj.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Po në Gjakovë, janë arrestuar dy të dyshuar mashkull dhe femër nga Kosova, pasi që dyshohet se kanë bërë presion verbal ndaj vajzës së tyre.

Është njoftuar punëtori i QPS dhe pasi që viktima nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi është vendosur në strehimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./TV  Malisheva

Share.