Edhe njerëzit pjesëmarrës të Met Gala nuk janë të imunizuar ndaj keq-funksionimeve të gardërobës.

Pasi u ngjit në tapetin e kuq e veshur në Chanel nga koka te këmbët për Met Gala 2021, Kristen Stewart tregoi më shumë lëkurë sesa synonte brenda eventit ekskluziv.

Ylli i filmit “Spencer”, e cila bëri debutimin e saj në Met Gala në vitin 2010, po fliste me “një grup të ri fëmijësh në tryezën e Chanel” kur hoqi xhaketën e saj, duke shkaktuar pa dashje një rrëshqitje.

“Ishte një teniste e re e bukur, Emma Raducanu dhe një aktore e re, Whitney Peak”, rrëfeu Stewart  për People

“Po flisja me to, duke u thënë, ‘Mirëserdhe, e kam bërë këtë disa herë’ dhe ata dukeshin sikur po i trembja. Unë shikoj poshtë, dhe fjalë për fjalë thithka ime ishte në fytyrat e tyre. Unë thashë: ‘Në rregull, më falni, do ta heq atë tani’”.

“Ato thonë: ‘Kush është kjo aktore e vjetër e çmendur në Met Ball?’ Kjo do të jetë një histori për to kur të rriten”, shtoi ajo. /TV Malisheva

Share.