Jeta private e këngëtarit Flori Mumajesi ka qenë gjithmonë vetëm e tija dhe me fanatizëm ai nuk ka lejuar asnjëherë që të bëhet publike, ndonëse mediat dhe portalet nuk kanë qëndruar pa “futur pakëz hundët”.
Pas thashethemeve mbi një marrëdhënie me këngëtaren Arilena Ara, më pas me Fifin, tani lart e poshtë po thuhet se kantautori është bërë baba për herë të parë.
Ka qenë vetë Flori ai i cili ka bërë lëmsh rrjetin dhe i ka hedhur “benzinë zjarrit” përmes një fotoje të postuar në Instagram.
Ai ka postuar në InstaStory një foto, në të cilën shfaqet një souvenir druri që ka të gdhendur një vogëlush teksa fle, portret që Flori e ka shoqëruar me një emoji zemër.
Kjo ka bërë që aludimet të nisin menjëherë, dhe Flori të bëhet “babai i vitit”./TV Malisheva