Një debat në distancë mes deputetëve Ervin Salianji dhe Erion Braçe rrezikoi të përshkallëzohet në konflikt fizik mes të dyve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, Salianji e akuzoi ish-zëvendëskryeministrin se i del emri në përgjimet e prokurorisë italiane për çështjen e Rezart Taçit.

“A je ti zëvendëskryeministri që del në përgjimet e prokurorisë italiane? Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta!”, i tha Salianji Braçes, teksa ky i fundit po replikonte nga vendi.

Më pas të dy lanë vendet e tyre dhe u drejtuan për tek njëri-tjetri, por ishin punonjësit e gardës që shmangën përleshjen./ A2 CNN

/TV Malisheva

Share.