Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 17 raste të reja me koronavirus. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi se nuk ka asnjë rast të vdekjes, transmeton TV Malisheva.
Raporti i plotë:
17 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 2.025 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹNga 1.544 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.589.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 405.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!