Duke parë zhvillimet e Koronavirusit në Itali, më shumë në pjesët veriore, Serie A ka njoftuar se pesë ndeshje të kësaj jave do të luhen pa tifozë.
Juventus-Inter dhe Milan-Genoa gjithashtu përfshihen në këto ndeshje
Koronavirusi ka kapluar veriun e Italisë dhe vendimi për luajtjen e këtyre ndeshjeve me dyer të mbyllura nuk është befasi. Në fakt, do të ishte befasi nëse ato do të luheshin të stërmbushura nga tifozët.
Këto janë ndeshjet e Serie A që do të luhen pa tifozë:
Udinese vs. Fiorentina
Milan vs. Genoa
Parma vs. SPAL
Sassuolo vs. Brescia
Juventus vs. Inter