Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, njoftoi se të martën do ta zyrtarizojë tërheqjen nga kreu i partisë më të madhe të koalicionit qeverisës.

Zaev bëri të ditur se pas takimit me kryetarin e Alternativës më të vogël opozitare shqiptare, Afrim Gashi, në të cilin është biseduar për hyrjen e mundshme të asaj partie, shumicës parlamentare, por nuk është arritur marrëveshje.

Kryetari i LSDM-së tha se do të kërkojë nga organet partise që të martën të mblidhet Bordi Ekzekutiv dhe Qendror në mënyrë që të deklarohet dorëheqja e tij nga pozita e kryetarit të partisë dhe të fillojë menjëherë procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të LSDM-së./TV Malisheva

Share.