Sot isha i nderuar të takoj në Nju Jork SHBA Ambasadorin Amerikan në Prishtinë z. Philip Kosnett i cili bëri një prezantim shumë përmbajtesor për mundesite e investimeve në Kosovë! Në takim ishin prezent biznesmen Shqiptaro Amerikan dhe përfaqesues të shoqatave dhe organizatave Shqiptaro Amerikane të cilët patën pyetje dhe observime shumë të artikuluara në fusha të ndryshme. Unë e informova Ambasadorin Amerikan lidhur me idenë, qëllimin,aktivitet e deritanishme,dhe në të ardhmen,të Rrjetit Global të Bizneseve të Diaspores Shqiptare në botë si dhe rolin e zyres së rrjetit në Kosovë . Me ketë rast Ambasadori Amerikan shprehi interesimin për një takim së shpejti në ambasaden Amerikane në Prishtinë.