Sot (e martë) është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare balerina e njohur shqiptare, Hueyda El Sayed.
Ajo raportohet se prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, nga e cila edhe vdiq.
El Sayed ndërkohë ka lindur në Tiranë, kurse me prejardhje ishte nga Sudani.
Përveç si balerinë, njihej edhe si këngëtare e piktore. E njëjta po ashtu ka marrë pjesë në festivale të ndryshme si “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”.
Vdekja e saj ka tronditur të gjithë, posaçërisht ata që e njohën nga afër duke bërë kështu që të ketë reagime të shumta edhe në rrjete sociale.
Arbana Osmani, Rona Nishliu, Vesa Luma, Greta Koçi, Rudina Magjistari, Oriola Marashi – ndodhen mes yjesh që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e artistes së famshme.
Më poshtë mund t’i ndiqni reagimet e tyre:
/TV Malisheva