Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se me miratimin e pesë ligjeve të dikasterit të saj i kanë përmbushur obligimet për agjendës së Bashkimit Evropian për MSA-në.
Pas mbledhjes së qeverisë, në një konferencë për medie, ministrja Hajdari foli edhe për masat e reciprocitetit ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, për çka tha se do të vendosen masa të reciprocitetit.
“Do të vendosjen dhe janë duke u vendosur veçse. Nëse kuptoni termin e reciprocitetit do të thotë barazi edhe këtë do ta shtyjmë përpara. Por unë nuk marr asnjë vendim pa një analizë të mirëfilltë dhe masat do të vendosen kur ne do të jemi të gatshëm, pasi efekti nuk do të jetë çështje ditësh, por në afat 5 vjeçar”, tha ajo.
Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se me vendim qeveritar kanë ndarë 1.7 milionë euro për t’i kompensuar dëmet financiare si pasojë e fatkeqësive natyrore./TV Malisheva