Me rastin e 28 nëntorit, këtë të diele Komuna e Malishevës ka organizuar një agjendë, të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, raporton TV Malisheva.
Shënimi i festës së nëntorit do të fillojë nga ora 10:00, duke vizituar bustin e Komandantit Adem Jashari, pastaj në ora 11:00 do të vizitohen varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe Prekaz e në orën 14:00 do të zhvillohet një lojë miqësore në futboll.