Modelet e famshme, Gigi dhe Bella Hadid kanë reaguar në rrjetet sociale pas vdekjes së stilistit të modës, Virgil Abloh, i cili ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare të dielën pas një beteje me kancerin.

Gigi, 26 vjeç, ndau një postim me foto të saj me Abloh, teksa tha se ishte ‘zemërthyer nga humbja’ e stilistit, të cilin e përshkroi si ‘mikun e saj të dashur dhe një mik i botës’.

Gigi theksoi talentin dhe mirësinë e Abloh në postimin e saj përkujtimor.

 

“Mirësia dhe bujaria e tij energjike lanë një përshtypje të madhe tek të gjithë- ai i bëri të gjithë të ndiheshin të rëndësishëm dhe të veçantë”, u shpreh Gigi.

“Ai do të mungojë thellësisht, do të jetë i dashur dhe i nderuar nga unë dhe të gjithë njerëzit dhe industritë që kanë pasur fatin të punojnë përreth dhe të njohin fuqinë e vërtetë pas këtij njeriu”, vazhdoi tutje ajo.

“Unë e përfytyroj atë tani si Mickey Mouse-n tonë.. përgjithmonë me ne, përgjithmonë i adhuruar, përgjithmonë magjik. Jam e sigurt se kështu donte të kujtohej, por megjithatë nuk do të jetë kurrë njësoj pa të”, tha Gigi për mikun e saj të ndjerë, shkruan DailyMail.

Ajo tha se do të vazhdojë të frymëzohet nga Abloh çdo ditë dhe ndihet ‘e bekuar dhe e nderuar nga çdo moment’ që ndau me të.

“I dërgoi ngushëllimet më të thella, dritën dhe forcën gruas së tij Shannon Abloh, fëmijëve të tij, Lowe dhe Grey dhe gjithë familjes së tij”, shtoi modelja.

Bella, 25 vjeçe, ndau gjithashtu një seri fotosh të saj me stilistin tashmë të ndjerë. Ajo tha se ‘ndihej e humbur’ me lajmin se Abloh kishte vdekur.

“Ai e bëri çdo person që haste të ndihej i veçantë në çfarëdo mënyre që të mundej. Edhe kur bota ndihej e trishtuar, ai sillte të qeshura, ngjyra dhe bukuri. Mënyra se si ai ndikoi pozitivisht në çdo gjë që prekte, dhe gjithmonë se si nxiti kulturën e tij është arsyeja pse ai ishte një engjëll në tokë dhe i tillë për shumë njerëz”, tha Bella në postim.

“Ti e ndave dashurinë tënde pafundësisht. Mënyra se si funksiononte truri juaj ishte përtej çdo gjëje, dhe mënyra se si bëje çdo gjë në jetë për familjen, miqtë dhe për të mirën… Do të na mungosh shumë V”, tha ajo.

Kujtojmë që, Abloh në vitin 2018 u emërua nga Louis Vuitton si drejtor artistik në linjën e veshjeve për meshkuj.

Dizajneri la pas vetes gruan e tij Shannon Abloh dhe fëmijët, Lowe dhe Grey. /TV Malisheva

Share.