Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka takuar kryeshefin ekzekutiv të KRU “Hidroregjionit Jugor”, Zenel Zenelaj.

Në këtë takim, Kastrati është zotuar se nuk do të ndalen derisa furnizimi me ujë të mos jetë më problem për qytetarët.

“Nuk do të ndalemi derisa furnizimi me ujë të mos jetë më problem për qytetarët tanë! Me shumë kënaqësi prita sot në takim kryeshefin ekzekutiv të KRU “Hidroregjionit Jugor”, z. Zenel Zenelaj, më ç’rast edhe mora urime nga ai me rastin e marrjes së mandatit të kryetarit, si dhe diskutuam lidhur me ecurinë e marrëveshjeve në proces, me theks të veçantë për shqetësimet e qytetarëve tanë, lidhur me mungesën e furnizimit me ujë. Si kryetar i Komunës së Malishevës, do të jem i përkushtuar maksimalisht dhe bashkëpunues, derisa furnizimi me ujë të mos jetë më problem për qytetarët tanë”, ka shkruar Kastrati. 

/TV Malisheva

Share.