Në ishullin Lesbos të Greqisë sot shpërthyen trazira pasi vendasit e zemëruar po bllokojnë ardhjen e migrantëve nga Turqia.

Sipas portalit Stonisi.gr, persona të panjohur i vunë zjarrin një strehimi për refugjatët në Sikamnia këtë pasdite.

Me thirrjet “Kthehuni në Turqi”, një grup banorësh në ishullin Lesbos ndaluan rreth 50 migrantë në port pas orëve të kaluara në det, raporton AFP.

Deri më tani, mbi 100.000 migrantë nga zonat e luftës në Siri janë larguar nga Turqia, pasi kjo e fundit hapi kufijtë e saj.

Ata janë nisur drejt Greqisë, ku kanë sulmuar policinë kufitare, e cila është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës

Share.