Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është takuar me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi, shkruan TV Malisheva.
Në këtë takim, Kastrati u zotua se do të vazhdojë përkrahjen më KBI në Malishevë, ku ka thënë se Komuna do të mbulojë shpenzimet për shërbimet e varrimeve.
Ndërsa Paçarizi ka uruar Kastratin për detyrën e kryetarit dhe e ka falenderuar këtë institucion për bashkëpunimin e deritanishë. /TV Malisheva
Njoftimi i plotë:
Kryetar i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka pritur sot në takim pune Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë, të prirë nga kreu i saj, hoxhë Sead Paçarizi. Në këtë takim, kryetari Kastrati, zëntë zotuar se do të vazhdoj bashkëpunimin e me KBI në Malishevë, përfshi edhe mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit.
“Me shumë kënaqësi prita sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, të prirë nga kryetari, hoxhë Sead Paçarizi, të cilëve u jemi mirënjohës, që në vazhdimësi kanë luajtur një rol të madh, duke qenë gjithnjë solidar karshi situatave nëpër të cilat kanë kaluar qytetarët tanë”, ka thënë kryetari Kastrati.
“Si kryetar i Malishevës, pa humbur kohë do të angazhohem në funksion të vazhdimit të marrëveshjes për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të personave të cilët varrosen në territorin e komunës së Malishevës, si dhe për çështje tjera me interes për qytetarët tanë dhe Malishevën në përgjithësi”, është zotuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastarti.
Edhe hoxhë Sead Paçarizi, në emër të KBI në Malishevë, pasi e ka uruar për detyrën e kryetarit, e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe ka shprehur gatishmërinë e KBI-së dhe gatishmërinë e tij, për angazhimin maksimal për çdo gjë është e nevojshme, në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës.