Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, këtë vit i është përkushtuar në masë të madhe palestrës.

Dhe kjo tanimë u dëshmua me fizikun që ka bërë, ndonëse gëzon linja të bujshme trupore.

Artistja së fundmi ka publikuar një fotografi në Instagram, nëpërmjet të cilës tregon se është rikthyer sërish me ushtrime pas një pauze të shkurtër.

 

“Të bëhemi pak serioz me palestrën, se mungesa bëra boll. Me këmbë të mbarë pas dy muajsh”, kanë qenë fjalët e Myrtezajt.

Reagimet në hapësirën për komente ishin nga më të ndryshmet, teksa u komplimentua në masë të madhe për format atraktive.

 

Postimi për pak minuta mblodhi gjithashtu mijëra pëlqime.

Xhensila momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Mëkati jem” që e solli në bashkëpunim me Geasy dhe Majk. /TV Malisheva

Share.