Dhjetë raste me COVID-19 janë regjistruar sot në Kosovë nga 2 mijë e 288 mostra të testuara, ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë shëruar pesë qytetarë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157 mijë e 853.
Numri i rasteve aktive është 319.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 236 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 768 mijë e 814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./TV Malisheva