Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka insistuar që është tejet krenarë me skuadrën e Liverpoolit, pasi që ky i fundit siguroi rekord të 100% të fitoreve në fazën e grupeve me fitoren kundër Milanit.

Pavarësisht se kishin siguruar plasmanin drejt eliminatoreve në Ligën e Kampionëve si fitues të grupit, gjigandi anglez tregoi një tjetër paraqitje të bukur duke e mposhtur Milanin 2:1 në “San Siro”.

Paraqitja e ekipit mbrëmë që kishte tetë ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar e ka lënë Kloppin tejet të kënaqur pas ndeshjes.

“Është tejet e vështirë me një orar kaq të ngjeshur. Duhet të jemi gjithmonë të zjarrtë për ndeshjen e radhës, dhe ajo se çfarë bënë djemtë tanë sot, nuk mund të jem më i lumtur. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, jam tejet i lumtur për shumë gjëra që pash sot, dhe sigurisht që në fund të siguronim edhe fitoren”, tha Klopp për “BT Sport”.

“Paraqitja ishte absolutisht e mahnitshme, ta luash këtë ndeshje sot, duke i pasur 21 gjuajte drejt portës, jo 21 në portë, por 21 herë në përfunduam një aksion. Kishte shumë situata ku ne luajtëm perfekt dhe u mbrojtëm me pasion dhe organizim të mirë. Shumë gjëra të bukura pashë sot, dhe jam shumë i lumtur”, shtoi trajneri gjerman.

Po ashtu, Klopp vlerësoi lartë paraqitjet e Alisson Becker, Sadio Mane dhe Mohamed Salah, të cilët mbajtën vendet startuese në formacion, ku u shpreh i kënaqur me dëshirën që treshja kishte treguar për të luajtur në këtë ndeshje./TV Malisheva

Share.