Mbrëmja e kaluar dhe mëngjesi i sotëm u shoqëruan me stuhi në pjesën më të madhe të rajonit të Dalmacisë në Kroaci.

Në Split, qyteti më i madh në bregdetin kroat të Adriatikut, u regjistrua një erë jugore me shpejtësi 112 kilometra në orë, duke rrëzuar një skele në qendër të qytetit.

Në Sveti Juri, maja më e lartë e malit Biokovo mbi Makarska, u regjistrua një erë me shpejtësi prej 130 kilometrash në orë.

Dallgët e larta përmbytën një pjesë të bregdetit dhe më rëndë ishte në Vodice afër Shibenikut, ku një pjesë e bregdetit ishte nën det.

Sipas të dhënave të Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik të Kroacisë (DHMZ), në zonën e Dubrovnikut dallgët ishin pothuajse shtatë metra të larta.

DHMZ ka lëshuar paralajmërim portokalli për një pjesë të bregdetit të Adriatikut në Dalmaci./TV Malisheva

Share.