Jennifer Aniston ka reaguar ndaj komenteve të njerëzve që pretendojnë se ajo zgjodhi karrierën e aktrimit në vend të prindërimit.

Aktorja 52-vjeçare ka pranuar në një intervistë të fundit për “The Hollywood Reporter” se komente të tilla i kishte marrë shumë personalisht edhe më parë dhe se shpeshherë ishte e mërzitur.

“Njerëzit shpesh projektojnë problemet e tyre, por për mua nuk ka më rëndësi. E dini, unë kam një punë, kam miqtë e mi, njerëzit që i dua dhe jam e lumtur”, tha ajo.

“I merrja shumë personalisht thashethemet për shtatzëninë time dhe isha shumë nervoz sepse këta njerëz nuk e dinë se çfarë po ndodh në jetën time, nuk e dinë se çfarë po ndodh, mjekësisht. Pse nuk mund ta kem. Ata nuk dinë asgjë”, tha ajo

Jennifer Aniston shtoi se nevoja që njerëzit të supozojnë gjëra që lidhen me jetën e njerëzve të tjerë dhemb, duke shtuar se gratë ishin qenie të plota, pa fëmijë ose me fëmijë.

“Ne duhet të vendosim vetë për trupin tonë. Ky vendim është i yni dhe askush nuk duhet të ndërhyjë. Le të japim shembull për të gjitha të rejat anembanë botës,” tha ajo.

“Ne vendosim fundin tonë të lumtur”.

Për shkak të spekulimeve të vazhdueshme për shtatzëninë e saj, siç thotë ajo, nuk ka qenë rehat, pasi vazhdimisht e kanë uruar për shtatzëninë fiktive.

Në fund, vetë Jennifer Aniston pranoi në vitin 2018 se hoqi dorë nga ideja për t’u bërë nënë.

“Disa gra lindin thjesht për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë. Nuk mendoj se kjo më vjen natyrshëm.”./TV Malisheva

Share.