Në Malishevë, në 24 orët e fundit është regjistruar një rast pozitiv me covid-19, raporton TV Malisheva.
Kjo është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet nga terreni.
Raporti i plotë:
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me covid-19. Kjo është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet nga terreni.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit 2020, e deri më sot, me covid 19 janë regjistruar gjithsejtë 2768 raste, prej tyre 2681 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 2 raste.