Kryedemokrati Lulzim Basha u ka drejtuar një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së që do të mblidhet sot në selinë blu në orën 15:00.

Ai shprehet se PD nuk duhet të mbahet peng dhe të tërhiqet zvarrë, duke theksuar se ajo po rrezikon që Berisha ta përdorë për interesin e tij personal.

Basha shton se askush, përfshirë edhe Sali Berishën, nuk do të ketë shansin të kërcënojë demokratet në shtëpinë e tyre.

Basha: Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar, Sot Keshilli Kombetar mblidhet ne ora 15:00 per te marre vendime te rendesishme per te ardhmen e Partise Demokratike. PD nuk do te mbahet peng dhe nuk do te terhiqet zvarre nga askush! As nga ai qe sot po rrezikon te ardhmen e demokrateve per interesin e tij personal, ne lufte te hapur me SHBA. Askush, perfshire Sali Berishen, nuk do te kete shansin te kercenoje demokratet ne shtepine e tyre. PD qe u themelua si shtepia e lirise, nuk do te shndrrohet ne bunker per askend, as sot as kurre. Ne do vazhdojme te cliruar dhe te vendosur betejen tone kunder regjimit te Edi Rames per ta sjelle ne pushtet Partine Demokratike, qe eshte shpresa e vetme e shqiptareve per te ardhmen dhe per ndryshim! Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha.

/TV Malisheva

Share.