Dhjetëra banorë në Vlorë dhe Fier që jetojnë buzë Vjosës po kalojnë orë dramatike. Shtëpitë e tyre janë përmbytur, ndërsa uji shkon deri në katet e dyta. Banorët thanë se kanë kaluar natën për tarraca, ndërsa akuzuan shtetin për neglizhencë.

“Kam që në mëngjes që dridhem, po dridhem si qeni. Natën e kalova në çati.”

Banorët pranë urës së Mifolit në Vlorë ishin dëshmitarë se si shtëpitë e tyre u mbuluan me ujë!

“Ka ardhur një sasi e madhe uji, që ishte e paparashikuar. Shiko si jam bërë”

Dalja e Vjosës nga shtrati, krijoi një situatë alarmante, ndërsa në disa banesa, uji ka mbuluar gjithçka, deri në çati.

Edhe banorë të tjerë e kaluan natën në shi.

“Po të më lajmëronin unë nuk jam as gomar as idiot, që të rri në ujë”.

Policia e Shtetit, që prej ditës së djeshme, ka kaluar në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë banorëve, në rast përmbytjesh që mund të shkaktohen si pasojë e motit të keq, madje ka ndërhyrë në disa raste./TV Malisheva

Share.