Vetëm për dy muajt e parë të këtij viti, Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që të grumbullojë 97.8 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë mbledhur 9.4 milionë euro më shumë, apo 11 %.

Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 2.7 milionë euro më shumë.

“Niveli i lartë i inkasimit të të hyrave është padyshim përkushtim i plotë i menaxhmentit të lartë dhe stafit të ATK-së, në ofrimin e lehtësirave në vazhdimësi për përmbushje vullnetare të obligimeve tatimore, me theks të veçantë është duke vazhduar me intensitet të lartë trajtimi i stokut të borxheve, si dhe luftimi i ekonomisë joformale- konkretisht trajtimi sipas sektorëve, ku aktualisht ATK është duke trajtuar sektorin e ndërtimtarisë, i cili është vlerësuar si sektori me riskun më të lartë për evazion fiskal. Sigurisht, këto nuk janë objektivat e vetme mbi të cilat është fokusuar ATK, krahas këtyre janë duke u implementuar standardet më të mira të punës, të cilat kanë reflektuar edhe në rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies nga ana e stafit të ATK-së”, thuhet në komunikatën e ATK-së

Share.