Një qytetar ka ndërruar jetë si shkak i infektimit me virusin korona. Ndërsa 12 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë (MSh) bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Raporti i plotë:

18 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 776.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.679 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 315.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!/TV Malisheva

Share.