Çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie 0.3 për qind në tremujorin e katërt 2019, krahasuar me tremujorin paraprak.
Rënie më të mëdha të çmimeve, sipas raportit më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), kanë shënuar sektorët: tekstili dhe artikujt e tij (-3.8%); produktet bimore (-1.5%); produktet minerale (-1.3%); vajrat ushqyese (-0.8%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.6%), etj.
Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (2.7%); këpucët (1.1%); druri dhe artikujt e tij (0.6%); letrat dhe artikujt e saj (0.2%) ;dhe pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.1%).
Ndërkaq, krahasuar TM4 2019 me TM4 2018, çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej 0.3%.
Rënie më të mëdha kishte tek instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës me 21.5%, tekstili dhe artikujt e tij me 9.1%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 5.9%, lëkura dhe artikujt e saj 2.5%, letrat dhe artikujt e saj 1.8% etj.
Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te produktet bimore (15.2 %); produktet minerale (2.7%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (2.7%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (2.7%); këpucët (1.6%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe qelqit (1.3%)