Policia e Kosovës ka pranuar sot një telefonatë anonime përmes të cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Nga policia kanë treguar se me të marrë telefonatën kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë dhe kanë evakuuar qytetarët.

Ndërsa, shoferi i autobusit të linjës Ferizaj-Prishtinë, ka treguar për T7 se me t’u kthyer në stacion, policia u ka kërkuar që t’i lënë autobusët dhe të dilnin jashtë.

Ai thotë se për këtë nuk u kanë dhënë asnjë arsye, por që ata e kanë kuptuar se është duke u dyshuar për mjete eksplozivë.

Për këtë, ai ka treguar se udhëtarët kanë qenë në panik.

 “Jam shofer i linjës Ferizaj-Prishtinë. Kur u kthyem, policia na tha leni autobusët dhe dilni, pa na tregur arsyen. Mirëpo tash po e shohim se po dyshohet për mjete eksplozive. Udhëtaret i ka kap paniku, mu personalisht jo”, ka shtuar ai.

/TV Malisheva

https://malisheva.tv/flet-policia-nje-telefonues-anonim-tha-se-ka-vendosur-bombe-ne-stacion-te-autobuseve/

Share.