Gjigandi katalunas Barcelona ka kontaktuar me Bayern Munichun për shërbimet e mesfushorit Marc Roca, raporton “tzmuenchen”.
Por, kjo kërkesë e Barcelonës është refuzuar nga vetë mesfushori spanjoll, pasi që ky i fundit dëshiron të qëndrojë me kampionin gjerman, përcjell TV Malisheva.
Pavarësisht minutazhës jo të kënaqshme, Roca ndjehet mirë në “Allianz Arena” dhe nuk ka menduar kurrë për tu larguar.
Po ashtu, paraqitjet e tij të fundit me skuadrën e kanë lënë të impresionuar trajnerin Julian Nagelsmann, i cili tani e sheh spanjollin si pjesë të skuadrës për sezonin 2021/22.
Që prej transferimit nga skuadra e Espanyolit te Bayern Munichu, Marc Roca ka arritur të bëjë vetëm 16 paraqitje duke mos regjistruar asnjë gol dhe asnjë asitim.