Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, duket se krahas angazhimeve në muzikë dhe biznes, nuk e lë anash as aktivitetin në iniciativa bamirëse.

Së fundmi, për fundvit ajo ka vizituar SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, ku ka takuar drejtoreshën e Programit, Ora Bytyçi.

Morina ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shihet nën shoqërinë e Znj, Bytyçi, ndërsa ka bërë të ditur se tash e sa vite është pjesë e një bashkëpunimi me SOS Fshatin.

“Si çdo fundvit, bashkë me znj.Ora Bytyçi nga SOS Fshatrat, u dakorduam të vazhdojmë bashkëpunimin si deri më tani. E kam shumë për zemër znj.Ora, e admiroj për punën që e bën me fëmijët e SOS! Viti që po vjen, uroj të sjellë shëndet e lumturi për më të vegjlit tanë”, ka shkruar Fjolla Morina në Instagram.

 

Përndryshe, viti 2021 ka qenë një vit mjaft me sfida për Fjollën, e cila pas problemeve me ligjin në Shqipëri, më në fund arriti që të fitojë lirinë kur u hodh poshtë kërkesa për ekstradimin e saj nga Kosova në Shqipëri.

Megjithëse ka qenë jo-aktive në aspektin e prurjeve të reja muzikore, Morina e ka gjetur më shumë veten e saj kohëve të fundit në biznes, përkatësisht linjën e veshjeve që ajo ka në shitje në dyqanin e saj. /TV Malisheva

Share.