Sot në Prishtinë ka filluar Turneu Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Futsall.
Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ismet Beqiri ka theksuar se ky turne tradicional organizohet për nder të Epopesë së UÇK-së.
Postimi i Beqirit në Facebook:
Sot në Prishtinë filloi Turneu Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Futsall.
Ky Turne tradicional organizohet për nder të Epopes së UÇK-së.
Isha i nderuar të bëj hapjen e tij, ku po marrin pjesë ekipet nga Kosova: FC Liburni dhe FC Prishtina 01, nga Maqedonia e Veriut: FC Shkupi dhe nga Mali i Zi: FC Ulqini ⚽️🏃🏻♂️