Dimrat e gjatë e mundonin popullin, mbanin dimra të ashpër, me borë dhe acar. Shpesh herë ndodhte që me muaj të tërë nuk mund të dilnin jashtë shtëpive të tyre. Ishte vështirë të përballonin këtë kohë e vetmja shpresë ishte muaji mars.
Muajin mars e konsideronin si muaj të ringjalljes, muaj të shpresës, muaj të rikthimit në jetë. Edhe pse ishin edhe dy muaj deri në Ditën e Shëngjergjit(Ditën e verës ). Marsi e kthente shpresën për një jetë të rilindur .
Marsi te ne shqiptarët merrë edhe simbolikë më të fuqishme se ajo e përmendur lartë .
Marsi i ringjallajes, i ringjalljes së lirisë, së shumë pritur nga populli ynë i shumë vuajtur në robërinë shekullore .
Kuptimin e ringjalljes ja dha Feniksi i Lirisë, simbolikën e lirisë ja dha heroizmi i pashoq, i njeriut që ndryshoi histori që ndryshroi epokë .
Marsi identifikohet me personalitetin më të fuqishëm të të gjitha kohrave, të gjitha shtresave tek ne dhe më gjerë, ai është Adem Jashari .
Adem Jashari është figura që bashkoi të gjithë shtresat, të gjitha profesionet, të gjitha moshat, të gjithë pajtohen në një mendim: Adem Jashari është Feniks, që nga ai u rilind Liria u rilind në muajin e rilindjes, muajin e ringjalljes, muajin mars .
Adem Jashari nuk është legjendë po është realitet, ai është në çdo sferë të jetës sonë. Ai është në ninullat e fëmijëve, në buzëqeshjën dhe këngën e fëmijëve, në librat, në institucione, është në heroizmin e ushtarëve, është në shpirtin e dëshmorëve, në pendën e shkrimtarit, është në mendjen dhe idealet e çdo shqiptari.
Është figurë që secili shqiptar ka diçka nga ky personalitet, dikush ka heroizëm, dikush krenari, dikush trimëri, dikush etikë , dikush vizionin,që ka marrë nga Adem Jashari .
Sa më shumë kalojnë vitet figura e Adem Jasharit fuqizohet më shumë sepse shteti merrë formë, sa më shumë merrë formë shteti njihen të bëmat dhe meritat për të cilat u flijua Adem Jashari.
Marsi sjell motiv tek ne, sjell krenari , sjell gëzim, sa herë që vjen marsi neve na bashkon na forcon, na fuqizon drejtë së ardhmes .
Adem Jashari është figurë që lidhë historinë me të ardhmen dhe bashkon të gjithë populllin me moton :
AI ËSHTË I GJALLË !
Lavdi dhe respekt të përjetshëm !
rm .