Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1383 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 167 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 44. Janë 5,129 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë shëruar 253 persona.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 61-vjeç, dy qytetarë nga Tirana 67-vjeç dhe 81- vjeç, një qytetar nga Durrësi 71-vjeç, një qytetar 72-vjeç nga Mallakastra.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 207.709 raste, prej tyre 199.386 janë shëruar, 5.129 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.194 pacientë./TV Malisheva