Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi sot se mbi 78 përqind e të rriturve në Bashkimin Evropian janë vaksinuar kundër koronavirusit vitin e kaluar. Ndërkohë që ka folur për rëndësinë e imunizimit kundër virusit, Leyen ka përmendur edhe për dozën e tretë.

Përmes një video-mesazhi, Der Leyen tha se vaksinimi kundër COVID-19 është mbrojtja më e mirë.

“Pikërisht një vit më parë, vaksinimi kundër COVID-19 filloi në Evropë. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Më shumë se 78 përqind e të rriturve në BE janë vaksinuar tashmë. Rritja e numrit të të infektuarve, dhe veçanërisht përhapja e shpejtë e variantit Omikron, e bëjnë vaksinimin edhe më të rëndësishëm”, tha ajo.

Dey Leyen apelon të gjithë qytetarët evropianë për vaksinim, ndërkohë që vëmendje të posaçme i ka kushtuar dozës së tretë.

“Vaksinimi, përfshirë dozën shtesë, janë momentalisht mbrojtja jonë më e mirë. Të mbrojmë veten dhe të tjerët. Kjo është mundësia jonë më e mirë për ta mundur këtë virus”, apeloi ajo.

/TV Malisheva

Share.