Një ari ka sulmuar një polic të Kosovës në fshatin Pecaj të Pejës. Përmes një komunikate për media bën të ditur se polici ka arritur të shmangë ariun, e më pas ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull K-Shqiptar zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor pasi që duke trajtuar një rast është sulmuar nga ariu. Zyrtari policor ka arrit ta shmang rrezikun e mëtejmë potencial duke ndërmarr veprimet e nevojshme në një situate të tillë”, thotë PK.

Më herët edhe në qytetin e Prizrenit një ari ka sulmuar bagëtitë ne disa fshatra duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale.

Share.