Në Malishevë gjatë 24 orëve të fundit nuk u shënua asnjë rast aktiv me covid-19, raporton TV Malisheva.
Kështu është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent për menaxhimin e situatës me covid-19 në Komunën e Malishevës.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2769 raste, prej tyre 2669 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid, nuk është asnjë rast.