Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me covid-19. Kjo është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevës, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2770 raste, prej tyre 2684 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid është 1 rast./TV Malisheva

Share.