Zyrtari për rini në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport,në Komunësn e Malishevës, Mehdi Krasniqi njofton se më datat 27 dhe 28 gusht 2019, do të mbahet Kampi verorë

NJOFTIM ME RËNDËSI PËR TË RINJTË E KOMUNËS SË MALISHEVËS

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në bashkëpunim me DKRS-në, mbështetur financiarisht nga Departamenti i Rinisë i MKRS-së dhe OSBE, më 27 dhe 28 gusht 2019, në Vargmalet e Berishës, organizojnë Kampin Rinor Veror 2019.
Kampi rinor do të jetë i hapur edhe për të rinjtë e fshatit Berishë dhe Fshatit të Ri.
Në kamp, do të marrin pjesë 40 të rinj.

Zyrtari për rini
Mehdi Krasniqi

Share.