Në fillim të vitit të tretë që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, në botë janë regjistruar gjithsej 289.763.038 raste të infektimit dhe kanë vdekur 5.458.447 pacientë.
Sipas Worldometers, 254 milionë e 254 mijë e 134 persona janë shëruar nga efektet e virusit korona.
Aktualisht janë 30 milionë e 50 mijë e 313 raste me koronavirus, nga të cilët 29 milionë e 961 mijë e 377 (99.7 për qind) janë pacientë me një formë më të lehtë të COVID-19 dhe 89.080 kanë një pasqyrë klinike më të rëndë të shkaktuar nga koronavirusi.
Vendet me numrin më të madh të infeksioneve janë Shtetet e Bashkuara (më shumë se 55 milionë), India (pothuajse 35 milionë), Brazili (më shumë se 22 milionë), Britania e Madhe (më shumë se 13 milionë) dhe Rusia (më shumë se dhjetë milionë).
Numri më i madh i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është regjistruar edhe në këto pesë vende, raportojnë agjencitë botërore. Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë, pasuar nga India, Brazili, Britania e Madhe dhe Rusia.
/TV Malisheva