Një zjarr ka shpërthyer në një objekt për servisim të automjeteve në lagjen Lakrishte të Prishtinës.

Ndërkaq rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka thënë se nuk raportohet për ndonjë të lënduar, dhe se zjarri është lokalizuar, por ka shkaktuar dëme materiale.

”Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Ahmeti./TV Malisheva

Shpërthen zjarri në lagjen Lakrishte në kryeqytet

Share.