Zymer Bytyqi nuk do ta harrojë lehtë vitin 2021, edhe pse në të ardhmen mund të ketë vite edhe më të mira në karrierë.
Viti që tanimë ka shkuar është viti më i mirë në karrierën e sulmuesit të Kosovës, pasi ka arritur shumë gjëra në jetën profesionale.
Me të filluar viti 2021, Bytyqi bëri hapin e madh në karrierën e tij, kur u largua nga skuadra norvegjeze Viking pas një eksperience të jashtëzakonshme për të kaluar në kampionatin turk, ku nënshkroi me skuadrën Konyaspor.
Përpos kalimit në Konyaspor, Bytyqi gjatë vitit 2021 arriti të bëj edhe debutimin zyrtar me Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, derisa në edicionin 2021/22 me skuadrën aktuale është në garë për titullin e kampionit së bashku me Trabzonsporin, duke lënë mbrapa gjigantët turk si Galatasaray, Fenerbahce e Besiktas.
Në një rrëfim special për Telegrafin, Bytyqi flet për vitin 2021, që e cilëson si vit të realizimit të ëndrrave.
Viti nisi mbarë, duke nënshkruar kontratën më të mirë deri më tani me Konyan
Futbolli norvegjez është mjaftë i mirë dhe si kampionat është cilësorë, por sa i përket aspektit financiar nuk qëndron shumë lartë në Evropë.
Kalimi te Konya njëherit ishte kontrata e jetës deri më tani për Bytyqin, pasi ai fiton jashtëzakonisht shumë tek kjo skuadër.
Bytyqi nuk dëshiron të flas shumë për aspektin financiar, por ndalet tek ai sportiv.
“Ka qenë një vit për tu mbajtur në mend, pasi më kanë ndodhur shumë gjëra të mira”, thotë fillimisht Bytyqi.
“Në fillim të janarit kam nënshkruar për Konyan, edhe pse kisha shumë oferta në tavolinë. Pasi nuk ka ndodhur asgjë me to, tani i përmendi vetëm kampionatet nga ku kam marrë oferta si Gjermania, Holanda, Belgjika, Zvicra, Polonia, Suedia, Danimarka apo Franca e Anglia”/TV Malisheva