Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel do të takohet me sulmuesin belg Romelu Lukaku gjatë orëve në vazhdim, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Qëllimi i këtij takimi do të jetë që të bisedohet në lidhje me intervistën e Lukakut për “Sky Italy”, ndjenjat e tij dhe sjelljet ndaj klubit të Chelseat, përcjell TV Malisheva. Momentalisht, kampioni evropian Chelsea nuk është duke komentuar mbi rastin në fjalë, ku janë duke pritur vendimin e trajnerit Tuchel. Po ashtu, sipas raportimeve Chelsea nuk ka plane që ta shes ose ta largojë Romelu Lukakun nga skuadra në këtë janar. |