Në 24 orët e fundit janë raportuar 38 raste të reja me COVID-19. Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: 03 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. ℹ Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 540. ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!/TV Malisheva |