Problemet vazhdojnë ta përcjellin KRU “Mitrovica”.
Punëtorët e kësaj kompanie ende nuk kanë marrë pagat e muajit dhjetor.
Gazeta online Veriu.info mëson nga burimet e saj se punëtorët e KRU “Mitrovica” nuk kanë marrë rrogat ani pse kemi hyrë në muajin janar.
Kujtojmë që Veriu.info ka raportuar për moszbatimin e vendimit të Inspektoratit të Punës për anulimin e procesit të zgjedhjes së kryeshefit të kësaj kompanie nga Bordi i KRU “Mitrovica”.
Bashkim Kurti ishte zgjedhur në pozitën e kryeshefit nga Bordi i kësaj kompanie, proces ky që u konsiderua i paligjshëm nga Inspektorati i Punës./TV Malisheva