Dy skuadrat londineze Tottenham Hotspur dhe West Ham United janë duke synuar të që të sigurojnë shërbimet e anësorit të Wolverhampton Adama Traore, raporton “The Telegraph”.

Trajneri i Wolves Bruno Lage ka pranuar që të lejojë shitjen e sulmuesit 25 vjeçar në mënyrë që të ketë përfitime të parave që të transferohen tre lojtarë të rinj këtë janar, përcjell /TV Malisheva

Në mënyrë që të sigurojnë transferimin e Traores, Tottenham dhe West Ham duhet të paguajnë dëmshpërblim prej 28 milionë eurosh drejt Wolverhampton.

Këtë sezon, Adama Traore ka arritur të bëjë 19 paraqitje në të gjitha garat për Wolverhamtpon, duke mos regjistruar asnjë gol dhe asnjë asistim mbi emrin e tij.

Share.